play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Këputi lule në një zonë të mbrojtur, kryeministri çek kërkon falje: Nëse duhet, do ta paguaj gjobën!

today18/08/2026

Background
share close

Kryeministri çek Andrej Babis ka kërkuar falje pasi këputi disa lule gjatë një ngjitjeje në malin Líša Hora, në një zonë të mbrojtur në lindje të Çekisë. Ai tha se është i gatshëm të paguajë një gjobë, nëse autoritetet e konsiderojnë të nevojshme.

kryeministri cek

Në një video të publikuar në Facebook, Babis shpjegoi se lulet i kishte mbledhur për t’i vendosur në kujtim të një kolegu të ndjerë nga lëvizja e tij politike, ANO, me të cilin kishte ngjitur më parë malin

“Ndoshta kam shkelur ndonjë ligj, për të cilin kërkoj falje. Dhe sigurisht, nëse është e nevojshme, patjetër do ta paguaj gjobën”, tha kryeministri çek.

Në videon e publikuar pas ngjitjes së së shtunës, Babis shfaqet duke mbajtur një buqetë të vogël me lule, të cilën më pas e vendosi pranë një monumenti në majë të malit.

Babis u shoqërua gjatë ngjitjes nga dy ministra, zyrtarë të ANO-s dhe mbështetës të tij. Maja e Líša Hora, me një lartësi prej 1324 metrash, është pika më e lartë e vargmalit Beskid Moravian-Silezian.

Eksperti: Janë lule të zakonshme

Pavarësisht shqetësimit të kryeministrit për një shkelje të mundshme, një ekspert mjedisor tha se ai nuk ka gjasa të përballet me ndonjë dënim.

Eksperti, i cili punon për një organizatë të mbikëqyrur nga Ministria Çeke e Mjedisit, i tha medias lokale iDNES se Babis kishte prerë dy lloje bimësh të zakonshme: Chamaenerion angustifolium dhe Senecio ovatus.

Sipas tij, është shumë e pamundur që kryeministri të ndëshkohet për veprimin.

“Këto janë lule krejtësisht të zakonshme. Nuk ka absolutisht asnjë problem, madje as në një park kombëtar”, tha eksperti.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *