play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Etna vijon të nxjerrë hi e lavë, ekspertët sqarojnë rrezikun për mjedisin

today14/08/2026

Background
share close

Vullkani Etna, në bregun lindor të Siçilisë, po vazhdon aktivitetin e tij dhe prej disa ditësh po tërheq mijëra turistë që duan të shohin nga afër shpërthimet dhe rrjedhën e lavës.

Etna është një nga vullkanet më aktivë në botë dhe shpërthen disa herë gjatë vitit. Sipas ekspertëve, aktiviteti i tanishëm nuk është i pazakontë për vullkanin.

A përbën Etna rrezik për klimën?

Sipas NASA-s, aktivitetet njerëzore prodhojnë rreth 100 herë më shumë dioksid karboni sesa të gjitha shpërthimet vullkanike në planet. Ekspertët theksojnë gjithashtu se nuk ka prova që ndryshimet klimatike të shkaktojnë shpërthimet e vullkaneve.

Hiri vullkanik, problem për avionët dhe njerëzit

Rreziku kryesor i aktivitetit të Etnës lidhet me hirin dhe copëzat e vogla të shkëmbinjve që dalin nga vullkani. Nëse këto grimca qëndrojnë në ajër dhe thithen në sasi të mëdha, mund të dëmtojnë sistemin e frymëmarrjes. Për këtë arsye, ekspertët rekomandojnë përdorimin e maskave në zonat ku ka shumë hi.

Hiri është veçanërisht problematik për avionët. Grimcat mund të futen në motorë, të shkrihen nga temperaturat e larta dhe të dëmtojnë pjesët e tyre. Në raste të rënda, kjo mund të shkaktojë edhe humbjen e fuqisë së motorëve.

Por hiri nuk ka vetëm pasoja negative. Ai përmban minerale që mund të pasurojnë tokën dhe të ndihmojnë në bujqësi. Tokat vullkanike të Siçilisë janë një nga arsyet pse zona është e njohur për prodhimin e verës, fistikëve dhe agrumeve.

Ekspertët paralajmërojnë turistët

Rreziku më i madh për momentin mund të mos jetë vetë vullkani, por njerëzit që afrohen shumë pranë tij.

Shumë turistë po ngjiten në zonat e vështira të malit pa pajisjet e duhura. Shërbimet e shpëtimit kanë kryer disa ndërhyrje, veçanërisht gjatë natës. Në shpatin verilindor të Etnës, qindra makina kanë shkaktuar trafik të rënduar, duke vështirësuar edhe lëvizjen e mjeteve të emergjencës.

Ekspertët paralajmërojnë se është e pamundur të parashikohet me saktësi se si do të zhvillohet shpërthimi në ditët në vijim. Për këtë arsye, aktiviteti i Etnës po monitorohet vazhdimisht dhe turistëve u kërkohet të respektojnë udhëzimet e autoriteteve.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *