Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Në ligën e dytë ruse u dha asisti më i bukur i vitit.
Gjatë një rivënie anësore, mbrojtësi i Spartak Kostroma, Nader Mohammadi i kaloi shokut të skuadrës Burgiev një top në zonë i cili e goditi me kokë, duke e çuar në rrjetë.
Iraniani Mohammadi kujtoi strategjinë e përfaqësueses së Islandës që realizonte vazhdimisht me topa të tillë në zonë nga rivëniet anësore.
Sulmuesi i Coritiba, Jacy pasi realizoi ndaj Chapecoense kaloi tabelat e reklamave, por harroi që pas tyre ishte hapësira që të zbret te dhomat e zhveshjes.
29-vjeçari doli pas pak sekondash duke vijuar festimin, por kjo iu pre në mes, pasi u anulua me konsultimin me sistemin VAR.
Jacy u shtrëngua të largohej nga fusha për shkak dëmtimi, ndërsa pamjet bënë xhiron e rrjetit.
12 vite më parë në të njëjtën hapësirë ka rënë një tjetër lojtar i Coritiba.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)