Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today10/08/2026
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar sot në 10 gusht bilancin e situatës së zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas të dhënave zyrtare, janë raportuar gjithsej 27 vatra zjarri, ndërsa 5 prej tyre vijojnë të jenë aktive. Dy vatra të tjera po mbahen nën monitorim nga strukturat e emergjencave civile. Në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar qindra forca dhe dhjetëra automjete zjarrfikëse.
Në mbështetje të operacioneve janë vënë edhe efektivë të Forcave të Armatosura, helikopterë dhe një avion “Air Tractor”. Në disa zona, situata është vënë nën kontroll dhe nuk raportohet rrezik për banesat apo komunitetet.
Në Cikallesh, Dajt, Priskë të Madhe dhe disa zona të tjera vijon monitorimi dhe puna për eliminimin e vatrave të mbetura. Ndërkohë, zjarri në Vilëz të Kurbinit vijon të jetë aktiv, ndërsa ndërhyrja nga ajri ka ndihmuar në frenimin e përhapjes së flakëve.
Në Krastë të Krujës, terreni i vështirë ka bërë që operacioni të mbështetet kryesisht nga ajri. Autoritetet bëjnë me dije se monitorimi dhe koordinimi i operacioneve vijon me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe zonave të banuara.
Njoftimi
Ministria e Mbrojtjes – informim rreth situatës së zjarreve gjatë 24 orëve të fundit
Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 27 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive dhe 2 janë në monitorim.
Në operacionet për shuarjen e tyre janë angazhuar 42 automjete zjarrfikëse dhe 371 forca operacionale. Në mbështetje janë angazhuar gjithashtu 153 efektivë të Forcave të Armatosura, 6 automjete zjarrfikëse, 1 autoambulancë e FA-së, 4 helikopterë dhe 1 avion “Air Tractor” i Forcës Ajrore.
Në Cikallesh, bashkia Kavajë, vijon puna për eliminimin e vatrave të mbetura, por situata nuk paraqitet problematike dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Dajt dhe Priskë e Madhe, situata po mbahet në monitorim dhe nuk raportohet rrezik për banesat.
Në Mallakastër, zjarri në zonën Panahor–Ndrenie–Vlosh është aktualisht nën kontroll. Edhe situata në Koilaç–Greshicë/Hekal është vendosur nën kontroll dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Në Abaze, bashkia Krujë, zjarri është reduktuar në vatra të vogla dhe nuk paraqet rrezik për zonat e banuara. Në Krastë, për shkak të terrenit të vështirë, operacioni po mbështetet nga ajri me helikopter të Forcës Ajrore; në afërsi të vatrës nuk ka banesa dhe nuk paraqitet rrezik i drejtpërdrejtë për komunitetin.
Në Vilëz, bashkia Kurbin, zjarri vijon aktiv. Ndërhyrja e 2 helikopterëve të FA-së gjatë ditës së djeshme frenoi avancimin e flakëve dhe shmangu rrezikun për kishën, varrezat dhe banesat.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shuar plotësisht edhe disa vatra të tjera, ndër to në Xhaferaj–Oblikë, Spatharë dhe Kodrën e Butë në Cërrik.
AKMC dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile vijojnë monitorimin dhe koordinimin e operacioneve, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe zonave të banuara.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)