play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Jashari dhe ëndrra kuqezi

today07/08/2026

Background
share close

Ardon Jashari nuk ka ardhur te Milani thjesht për të qenë një emër në listën e skuadrës.

Mesfushori me origjinë shqiptare ka një objektiv të qartë, të lërë gjurmë me fanellën kuqezi, atë fanellë që e ka ëndërruar që fëmijë.

Por Jashari nuk e ka menduar kurrë largimin. Zemra e tij është te Milani dhe tani kërkon të tregojë vlerat në San Siro.

“Sezoni i kaluar nuk shkoi siç prisja, edhe për shkak të dëmtimit dhe minutave të pakta. Tani dua të tregoj vlerat e mia dhe kam nevojë për vazhdimësi. Me Amorim më pëlqen ideja e një futbolli me intensitet të lartë. Besoj se kemi cilësitë për ta bërë dhe objektivi është të fitojmë me Milanin”, tha Jashari.

24 vjeçari beson te një Milan protagonist, si në kampionat ashtu edhe në Europë. Mungesa e Champions League ishte një zhgënjim, por Europa League shihet si një mundësi tjetër për të luftuar për trofe.

Në këtë rrugëtim do të ketë pranë një lider të madh si Luka Modriç. Për Jasharin, prania e kroatit është një vlerë e jashtëzakonshme për të gjithë grupin.

“Duhet të jemi krenarë që kemi një kampion si Luka Modriç në skuadër. Me të kam një marrëdhënie shumë të mirë dhe shpresoj që këtë sezon të luajmë më shumë së bashku. Që nga dita e parë kam parë tek ai mentalitetin e një fituesi. Të punosh çdo ditë pranë tij të tregon çfarë nevojitet për të fituar trofe”, tha Jashari.

Pavarësisht interesimit nga klube të tjera dhe zërave të merkatos, mes tyre Juventusi dhe Atalanta, Ardon Jashari zgjodhi të vazhdojë aventurën me Milanin.

Ai beson te projekti kuqezi dhe synon ta kthejë ëndrrën e fëmijërisë në realitet, duke e shndërruar sezonin e ri në një kapitull vendimtar të karrierës së tij.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *