play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Messi e Yamal, “fati i shkruar ne yje”/ Realizohet “profecia” e një seti fotografik të bërë 19 vite më parë

today16/07/2026

Background
share close

Jeta ka gjithmonë një mënyrë për t’u mbyllur në një cikël të plotë. Momente që mund të mos duken të rëndësishme në atë çast, por që ndërsa vitet kalojnë dhe ndërsa fotografitë zverdhen nga koha shndërrohen në imazhe që zbulojnë se gjithçka ishte e shkruar në yje.

Besojeni ose jo, por konfirmimi për këtë vjen bashkë me finalen e “Boptërorit 2026”, ku do të përballen Spanja dhe Argjentina, Lamine Yamal dhe Lionel Messi.

Për ta kuptuar më mirë këtë histori duhet të kthehemi shumë vite pas, në një moment të përjetësuar në disa foto, ku Messi mban në në krahë Yamal, ndërsa më parë e kishte larë, si një ritual të vërtetë pagëzimi ose një akt trashëgimie.

Atëherë, spanjolli ishte vetëm pak muajsh dhe “Pleshti” ishte njëzet vjeç. Ishte viti 2007, ndërsa nëntëmbëdhjetë vjet më vonë, ai foshnjë me faqe të mbushura, do të bëhej armiku sportiv numër një për Argjentinën e Leos.

The legends meeting for the first time 🤝✨ In September 2007, a 20-year-old  Lionel Messi posed with a baby Lamine Yamal as part of a charity calendar  for UNICEF and Diario Sport.

Në vitin 2006, gazeta e përditshme spanjolle “Sport” vendosi të realizonte një kaendar bamirësie në bashkëpunim me UNICEF, i cili në atë kohë ishte sponsor i Barcelonës. Për botimin e dytë, në vitin 2007, u organizua një fushatë përzgjedhjeje mes familjeve që kishin pasur kontakte me organizatën ndërkombëtare për arsye që lidheshin me marrjen e ndihmës.

Mes tyre ishin familja Yamal, të cilët ishin përzgjedhur për ta sjellë foshnjën e tyre në “Camp Nou” për një seancë fotografike. Kështu, Leo dhe Lamine u fiksuan në të njëjtën foto, pa e ditur se fati do t’i bashkonte sërish në Neë Jersëy, 19 vite më vonë. Këtë herë, nuk do të kishte vaskë apo rosa gome, por një trofe me vlerë të jashtëzakonshme. Dhe Leo nuk do t’ia linte atë thjesht në duar spanjollit sikur të ishte një lodër; Yamal do të duhej t’ia rrëmbejë atë me forcë.

Tani pritet foto e radhës, që do të hyjë në histori, po aq sa edhe e para.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Toby de Bruine (@tiptibba)

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *