Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Holanda do të luajë me Tunizinë me qëllim për ta mbyllur në vendin e parë në Grupin F. Holandezët kanë një seri të gjatë ndeshjesh pa humbje në Kupën e Botës dhe konsiderohen favoritë, ndërsa tunizianët janë eliminuar tashmë pas 2 humbjeve të rënda dhe do të luajnë vetëm për nder.
Japonia po zhvillon një turne shumë të mirë, me barazim ndaj Holandës dhe fitore bindëse 4 – 0 ndaj Tunizisë. 1 pikë në takimin me Suedinë i mjafton për të siguruar kualifikimin. Në anën tjetër, suedezët kanë nevojë për rezultat pozitiv për të qenë të sigurt për vazhdimin e rrugëtimit.
Kurasao mori pikën e parë historike në Kupën e Botës pas barazimit 0 – 0 me Ekuadorin dhe do të luajë me Bregun e Fildishtë. Të dy ekipet janë ende në garë.
Në Grupin D, sfida Paraguaj – Australi do të vendosë ekipin e dytë që do të kalojë në fazën tjetër, pasi SHBA e ka siguruar vendin e parë dhe Turqia është eliminuar.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të luajnë ndaj përfaqësueses turke me synim fitoren e tretë në fazën e grupeve.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)