Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
FIFA po shqyrton një ndryshim të rëndësishëm në rregullat e gjuajtjeve të penalltive në fazën eliminatore të Kupës së Botës, e cila për herë të parë në histori do të nisë me raundin e 1/32-ave. Sipas gazetës britanike “The Times”, institucioni më i lartë i futbollit ka nisur bisedimet me Bordin Ndërkombëtar të Shoqatave të Futbollit (IFAB) për të bërë procedurën e penalltive më të drejtë. Diskutimet vijnë pas shqetësimeve të FIFA-s se skuadra që ekzekuton e para penalltitë ka një avantazh të konsiderueshëm. Një studim akademik i vitit 2023, i paraqitur gjatë këtyre bisedimeve, tregoi se ekipi që gjuan i pari ka rreth 22% më shumë mundësi për të fituar serinë e penalltive.
Aktualisht, rregullat parashikojnë dy hedhje monedhash nga arbitri në qendër të fushës. E para përcakton se në cilën anë të stadiumit do të zhvillohet seria e penalltive, ndërsa e dyta vendos se cila skuadër do të ketë të drejtën të zgjedhë nëse do të gjuajë e para apo e dyta. Sipas FIFA-s, ky sistem mund të krijojë një pabarazi të panevojshme, pasi një skuadër mund të fitojë ose të humbasë të dyja zgjedhjet. Një shembull i tillë është përmendur edhe nga situata të mëparshme në futbollin elitar, ku një ekip mund të përfitojë një avantazh të dyfishtë.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)