Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Pas fitores 3-0 ndaj Algjerisë me golat e Messit, skuadra kampione në fuqi, Argjentina, synon kualifikimin në fazën me eliminim direkt në sfidën me Austrinë. Skuadra amerikanojugore vjen pas 8 fitoreve radhazi dhe është në formë të shkëlqyer. Austria gjithashtu fitoi ndeshjen e parë, 3-1 ndaj Jordanisë, dhe ka vetëm një humbje në 12 ndeshjet e fundit. Megjithatë, historiku ndaj skuadrave të Amerikës së Jugut nuk është në favorin e tyre.
Në sfidën tjetër të Grupit J, Jordania dhe Algjeria luajnë për pikët e para. Franca e nisi Botërorin me fitore 3-1 ndaj Senegalit dhe tani synon një tjetër sukses ndaj Irakut, që do të siguronte kualifikimin. Përfaqësueses irakiane, që u rikthye në Botëror pas 40 vitesh, i duhen medoemos pikë për të mbajtur gjallë shpresat.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)