play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Anglia e nis Botërorin me Kroacinë

today17/06/2026

Background

Anglia do të nisë sot në orën 22:00 aventurën e saj në Botëror kundër Kroacisë në Teksas, duke synuar trofeun e parë madhor që nga viti 1966. Nën drejtimin e Thomas Tuchel, anglezët fituan të dyja miqësoret para turneut dhe kaluan kualifikimet me 100% fitore pa pësuar gol ku në grup kishin edhe Shqipërinë.

Kroacia mbetet një kundërshtar i rrezikshëm, pasi ka arritur gjysmëfinalet në dy Botërorët e fundit. Në përballjet direkte, Kroacia eliminoi Anglinë në gjysmëfinalen e Botërorit 2018.

Kjo është hera e parë që Gana dhe Panamaja do të përballen mes tyre. Portugalia do të luajë ndeshjen e parë në këtë Botëror kundër Republikës Demokratike të Kongos.

Portugezët janë mes skuadrave më të forta në këtë turne, por pa mundur të arrijnë deri në finale. Skuadra kongoleze kthehet pas 52 vitesh mungesë.

Në 1974 u përfaqësua me emrin Zaire. Uzbekistan – Kolumbi është dueli tjetër i Grupit K.

Ekipi aziatik që është debutues zhvilloi një fazë kualifikuese të shkëlqyer dhe tani synon një paraqitjte sa më dinjitoze në Kupën e Botës. Kolumbia rikthehet në Botëror pas mungesës në vitin 2022 dhe konsiderohet favorite në këtë ndeshje.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *