Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today12/05/2026
Humbja ndaj Tiranës dhemb më shumë se çdo tjetër për Elbasanin. Jo vetëm sepse erdhi në shtëpi, përpara tifozëve verdheblu, por mbi të gjitha sepse i hoqi ekipit mundësinë që të shpallej kampion i kampionatit të rregullt në javën e fundit. Elbasanasve do t’u mjaftonte edhe një barazim për të ruajtur kreun dhe për ta mbyllur sezonin e rregullt në vendin e parë, por disfata 1-3 ndryshoi gjithçka.
MORALI I ULËT – Detyra kryesore e klubit në këto ditë është rikuperimi psikologjik i skuadrës. Stafi drejtues dhe ai teknik duhet të punojnë intensivisht me lojtarët për të larguar ndikimin negativ të tri humbjeve radhazi dhe për të rikthyer besimin në forcat e tyre. Të dielën Elbasani do të nisë aventurën në “Final 4” me përballjen ndaj Egnatias, një sfi dë që mund të përcaktojë fatin e sezonit. Nëse skuadra nuk arrin të kapërcejë këtë ngërç psikologjik, rreziku për të humbur edhe titullin kampion bëhet real. Në këtë fazë nuk ka vend për gabime, pasi çdo luhatje mund të rezultojë fatale dhe të shkatërrojë gjithë punën e bërë gjatë sezonit. Megjithatë, sezoni i rregullt tregoi se Elbasani ka cilësi dhe potencial për të rivalizuar me këdo. Pikërisht kjo duhet të shërbejë si motivim për futbollistët, të cilët kanë ende në dorë mundësinë për ta mbyllur këtë edicion me trofeun më të rëndësishëm.
Ky rekord negativ nuk zbeh aspak arritjet e jashtëzakonshme të klubit në vetëm pesë vite ekzistence, por shërben si sinjal alarmi se skuadra duhet të reagojë menjëherë. Historia e Elbasanit është ndërtuar mbi ambicie, organizim dhe mentalitet fi tues, ndaj edhe tani pritet një përgjigje e fortë. “Final 4” ofron mundësinë ideale për të kthyer faqen. Nëse Elbasani arrin të lërë pas zhgënjimin ndaj Tiranës dhe të rikthejë energjinë pozitive, titulli kampion mbetet plotësisht i arritshëm. Gjithçka do të varet nga forca mentale e skuadrës dhe aftësia për të reaguar në momentin kur gabimet nuk falen.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)