Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today07/05/2026
Bashkimi Evropian ka përgatitur një draft udhëzimesh të reja që lidhen me situatën e furnizimit me karburant për avionët.
Sipas këtyre udhëzimeve, në rastet kur një fluturim anulohet për shkak të mungesës së përkohshme të karburantit në një aeroport, kompanitë ajrore nuk do të jenë të detyruara të paguajnë kompensim shtesë për pasagjerët.
Në dokumentin e Brukselit thuhet se mungesat “lokale” të karburantit jet mund të ndodhin në raste të caktuara dhe mund të justifikojnë anulimet operative, por aktualisht nuk ka prova për një krizë të përgjithshme furnizimi në tregun evropian të aviacionit. Autoritetet evropiane nënvizojnë se situata mbetet e qëndrueshme, por paralajmërojnë se nëse konflikti ndërkombëtar zgjatet, mund të ketë ndërprerje më serioze në zinxhirët e furnizimit me karburant.
Një tjetër pikë e rëndësishme e draftit lidhet me çmimet e biletave ajrore. BE ndalon kompanitë ajrore që të rrisin në mënyrë retroaktive çmimet e biletave tashmë të blera nga pasagjerët, edhe nëse kostot e karburantit janë rritur ndjeshëm. Sipas të dhënave të Komisionit, çmimi i karburantit për avionë është pothuajse dyfishuar krahasuar me fundin e shkurtit, por kjo nuk mund të reflektohet në biletat e shitura.
Për paketat turistike, rregullat janë pak më fleksibile: organizatorët mund të rrisin çmimin deri në 8% për shkak të rritjes së kostos së karburantit, por vetëm nëse klienti njoftohet të paktën 20 ditë para nisjes së udhëtimit. Në të kundërt, rritja nuk konsiderohet e vlefshme.
Komisioni Evropian ka sqaruar gjithashtu se nuk ka ndalim për përdorimin e karburantit amerikan për avionë (Jet A), i cili është i ngjashëm me standardin ndërkombëtar Jet A1, por me disa ndryshime teknike. Kjo shihet si një alternativë e mundshme në rast të problemeve të furnizimit.
Sa i përket rregullave të përdorimit të “slot-eve” aeroportuale, BE nuk ka bërë ndryshime. Kompanitë ajrore duhet të vazhdojnë t’i përdorin ato në masën 80%, përndryshe rrezikojnë t’i humbasin, edhe pse rritja e kostove të karburantit mund ta bëjë operimin më pak fitimprurës.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)