Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today18/02/2026
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde, thuhet se ka ndërmend të largohet nga posti i saj para përfundimit të mandatit tetëvjeçar, që skadon në vitin 2027. Të paktën kështu shkruan Financial Times.
Lagarde do të dëshironte t’i jepte presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Friedrich Merz mundësinë për të zgjedhur pasardhësin e saj para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në Francë, në prill 2027.
Reagimi i BQE-së
Në një njoftim, BQE theksoi se “presidentja Lagarde është plotësisht e përqendruar në mandatin e saj dhe nuk ka marrë asnjë vendim lidhur me përfundimin e mandatit”. Zërat për një largim të saj të parakohshëm nga Frankfurti qarkullojnë prej disa muajsh: gjithashtu Financial Times kishte raportuar për një kalim të mundshëm të saj në krye të Forumit Ekonomik Botëror.
Të tjera spekulime kanë përmendur një kandidaturë të Lagarde për zgjedhjet presidenciale franceze të vitit 2027.
“Do të verifikoj ku ndodhen nipërit e mbesat e mia dhe pastaj do të vendos”, u përgjigj së fundmi presidentja e BQE-së kur iu kërkua sqarim për detyrat e ardhshme.
Emrat në qarkullim
Ndërkohë, ka nisur tashmë lista e kandidatëve për presidentin e ardhshëm të BQE-së. Mes tyre janë holandezi Klaas Knot dhe spanjolli Pablo Hernandez de Cos.
Favoriti i parashikimeve është një bankier gjerman që do të pasonte francezen Lagarde, e cila nga ana e saj kishte zëvendësuar italianin Mario Draghi. Emrat që qarkullojnë janë ata të Isabel Schnabel, aktualisht pjesë e bordit ekzekutiv të BQE-së, prej kohësh mbështetëse e një politike shumë kufizuese për normat e interesit si dhe Joachim Nagel, president i bankës qendrore gjermane (Bundesbank).
Gjermania është kundër zgjerimit të kapaciteteve të përbashkëta të borxhit të Bashkimit Evropian: zgjedhja e një përfaqësuesi gjerman në krye të BQE-së mund të ketë pasoja të rëndësishme mbi trajektoren e integrimit evropian.
Kush është Christine Lagarde
Para se të drejtonte BQE-në, Lagarde ka qenë drejtoreshë e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar nga 2011 deri në 2019, rol të cilin tani e aspiron guvernatori i dorëhequr i bankës qendrore franceze François Villeroy de Galhau. Më herët, Lagarde ka qenë ministre e Financave në qeverinë franceze.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)