Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today25/11/2025

Guillermo Del Toro, kaloi mesatarisht 15 vite nga jeta e tij, duke hulumtuar mbi veprën e Mary Shelby “ Frankenstein” përpara se ta ekranizonte atë.
Regjisori meksikan, i apasionuar pas historive me krijesa, solli këtë vit në ekranin madh me përfytyrimin dhe vizionin e tij gjenial ”Frankesnstein”.
Ky film është një poezi në lëvizje, një shpalosje magjike, e detajuar dhe njëherësh e kujdesshme, me prekjen artistike të gjeniut Del Toro.
Një kast aktorësh zgjedhur me mjeshtëri, ku 28-vjecari Jacob Elrodi, është nën petkun e Frankenstein, ndërsa Oscar Isaac është krijuesi i tij.
Pjesë e kastit gjithashtu Mia Goth, e cila luan dy role në film.
Një qasje mjaft delikate ajo e Del Toros, për të portretizuar histori me krijesa që përçojnë ngrohtësi dhe empati, ndërsa të dëshmon pa sforco se bishat e vërtetë nuk janë ata.
Një laborator i vërtetë arti që shpërndan dritë dhe energji të jashtëzakonshme, një metaforë e gjallë e jetës, një tribut për monstrën e butë dhe njeriun e vrazhdë.
Del Toro i ka dhuruar ekranit të madh një kryevepër që rezonon në çdo kohë.
Elsa YMERI (C)



Written by: Elsa Ymeri
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)