play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Qendra Multifunksionale e Parkut të Vjosës/ Një dritare e re drejt lumit të fundit të egër në Europë

today11/11/2025

Background

 Kryeministri i vendit, Edi Rama, thotë se në Tepelenë po merr formë Qendra Multifunksionale e Parkut Kombëtar të Vjosës.

Sipas Ramës, qendra do të jetë një hapësirë e veçantë që do të bashkojë shkencën, edukimin dhe turizmin e qëndrueshëm, duke e bërë Parkun Kombëtar të Vjosës një model të bashkëjetesës midis njeriut dhe natyrës.

Projekti parashikon ndërtimin e ambienteve për studiues dhe laboratorëve kërkimorë, një muze natyror me informacion shkencor mbi biodiversitetin e Vjosës, si dhe hapësira rekreative për turistët dhe zona edukative për fëmijët dhe nxënësit.

“Në Tepelenë, po merr formë Qendra Multifunksionale e Parkut Kombëtar të Vjosës, një hapësirë e veçantë që do të kthehet në dritare natyrore drejt lumit të fundit të egër në Europë 💙🌊 🌿 🌟🔭Kjo qendër do të përfshijë ambiente për studiuesit dhe laboratorë kërkimorë, një muze natyror me informacion shkencor mbi biodiversitetin e Vjosës, hapësira rekreative për turistët dhe zona edukative për fëmijët e nxënësit si një projekt që bashkon shkencën, edukimin dhe turizmin e qëndrueshëm, duke e kthyer Parkun Kombëtar të Vjosës në një model unik të bashkëjetesës midis njeriut dhe natyrës”, shkruan Rama.

Kjo nismë është pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të promovuar ruajtjen e pasurive natyrore dhe zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në një nga zonat më të veçanta të Shqipërisë

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *