Ndërsa për pensionet rurale, shtesa është 296 lekë, pasi pensioni mesatar rural është 11,878 lekë, dhe me këtë indeksim shkon në 12,174 lekë. Indeksimi i pensioneve kryhet çdo vit, dhe u jep të moshuarve një shtesë parash, për të mbuluar shpenzimet që dalin nga rritja e çmimit të ushqimeve në treg.
Shqipëria numëron në total 720 mijë pensionistë nga këto 630 mijë janë pleqërie urbane dhe 91 mijë janë rural. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përllogariten në 1,140,000,000 lekë (një miliard e njëqind e dyzet milionë lekë), të cilat do të mbulohen nga fondi për politikat e indeksimit të pensioneve, i parashikuar në buxhetin e ISSH-së.
Post comments (0)