play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

High Tech Time

“Tecnomar 101FT” ky është super jahti 10 milionë dollarësh i Lamborghini!

today26/09/2025

Background
share close

Në Panairin e Jahteve në Monako, “Lamborghini”  dhe “Italian Sea Group”  prezantuan jahtin “Tecnomar 101FT”.

I projektuar për të tërhequr vëmendjen, ky superjaht është 30 metra i gjatë.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Lamborghini ka bashkëpunuar me Italian Sea Group.

Në të shkuarën ata prezantuan “Tecnomar 63”, dhe këtë herë formula mbetet e njëjtë, vetëm në një formë më të madhe.

Lamborghini and Italian Sea Group present 101FT motoryacht

Lamborghini and Italian Sea Group present 101FT motoryacht

 

Gjuha e dizajnit të kompanisë me seli në Sant’Agata është e dukshme dhe huazon qartë elementë nga Phenomenon i ri, duke përfshirë dritat në formë Y.

Nën trupin e anijes ndodhen tre motorë MTU 16V2000 M96L, të cilët i mundësojnë jahtit të lundrojë me shpejtësi deri në 83 km/h.

Sa i përket akomodimit, ka dhoma për tre anëtarë të ekuipazhit dhe nëntë kabina për mysafirë.

“Lamborghini”  dhe “Italian Sea Group”  nuk e kanë prodhuar ende jahtin, por dihet që i pari do të niset në lundrim në vitin 2027.

Nuk ka ende informacion mbi çmimet.

 

Lamborghini and Italian Sea Group present 101FT motoryacht

Written by: Elsa Ymeri

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *