Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Janë çelur zyrtarisht aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve 2025, një paketë mbështetëse financiare që synon të fuqizojë sektorin bujqësor në Shqipëri përmes një kombinimi të grantit deri në 50% dhe kredisë së butë me interes vetëm 2%, të garantuar 70% nga shteti.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri me dije se me një fond rekord prej 20 milionë euro, kjo skemë është strukturuar në nëntë masa të ndryshme mbështetëse. Kjo i jep mundësinë çdo aplikanti të përfitojë nga më shumë se një masë dhe të ndërtojë një plan të plotë investimi, sipas nevojave në terren.
Qëllimi i kësaj nisme është:
Rritja e konkurrueshmërisë në bujqësi;
Fuqizimi i inovacionit në zinxhirin agro-ushqimor;
Përshtatja me standardet e BE-së për sigurinë ushqimore;
Dhe arritja e objektivit ambicioz prej 1 miliard euro eksport bujqësor deri në fund të mandatit aktual.
Çdo fermer individual, subjekt me status fizik apo juridik dhe SHBB mund të aplikojë
Masat mbështetëse të Skemës Kombëtare përfshijnë:
Ndërtimin e serrave diellore për perime, luleshtrydhe dhe rrush tavoline;
Mbjellje të reja me pemë frutore, ullinj, agrume dhe vreshta;
Rrjeta antibreshër për pemët dhe vreshtat ekzistuese;
Sisteme ujitjeje me pika;
Ndërtim ambientesh për blegtori dhe shpendëtari;
Mekanizim dhe modernizim të fermave;
Pajisje për përpunim dhe paketim për produkte bujqësore;
Investime në agroturizëm;
Pajisje për akuakulturë: koshat dhe rrjetat e peshkimit.
Afati i aplikimit është nga 30 Korriku deri më 30 Shtator 2025.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)