play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Ekonomi

Konferenca e pensioneve/ Drejtoresha e AMF: Pensionet private, mundësi për të ardhura shtesë dhe më shumë mirëqënie

today05/02/2025

Background
share close

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare organizoi në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe mbështetjen e Bankës Botërore Konferencën Ndërkombëtare “Reformimi i sistemit të pensioneve në Shqipëri”.

I pranishëm në konferencë ishte Kryeministri Rama, ministri Gonxhja, Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e AMF, Mimoza Kaçi, Drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, përfaqësues të nivelit të lartë nga institucionet ndërkombëtare dhe autoritetet mbikëqyrëse financiare.

“Me miratimin e ligjit të ri për fondet private të pensioneve në nëntor të vitit 2023, Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm drejtpërafrimit me direktivën IORP II të Bashkimit Europian. Ky legjislacion ka sjellë një sërë risish dhe avantazhesh në drejtim të inkurajimit të pjesëmarrjes në skemat private të pensioneve, ofrimit të më shumë mundësive të investimit, incentivave fiskale, përmirësimit të qeverisjes dhe forcimit të mbrojtjes së anëtarëve,” theksoi Kaçi.

Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e AMF foli edhe për mundësitë e implementimit të shtyllës së dytë të pensioneve.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%