play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Rajoni

Protestat e studentëve rrëzojnë kryeministrin në Serbi, jep dorëheqjen Vuçeviç

today28/01/2025

Background
share close

Kryeministri i Serbisë, Milosh Vuçeviç njoftoi në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp se do të heqë dorë nga posti i tij. Po ashtu, ai njoftoi se dorëheqjen do ta japë edhe kryebashkiaku i Novi Sadit, Milan Gjuriç. Vendimet e tyre vijnë pas protestave masive të studentëve në Serbi si pasojë e tragjedisë në Novi Sad.

Duke folur për mediat, Vuçeviç tha se pati një bisedë të gjatë me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili e pranoi vendimin e tij.

Ai shtoi ndër të tjera se politikanët duhet të pranojnë përgjegjësinë dhe të tregojnë se janë gati për të çtensionuar situatat në shoqëri.

Vuçeviç u shpreh se do të qëndrojë në këtë detyrë derisa të zgjidhet një kryeministër i ri e deri atëherë e gjithë qeveria dorëhiqet dhe do të ketë vetëm mandat teknik.

“Do ta vazhdoj punën derisa të zgjidhet një kryeministër i ri. Në këtë situatë, e gjithë qeveria është në një mandat teknik, me dorëheqjen e kryeministrit bie i gjithë kabineti, nëse flasim figurativisht pasi e gjithë qeveria ka dhënë dorëheqjen”, tha ai.

Mediat serbe shkruajnë se Vuçeviç gjatë ditës së djeshme pati një takim me presidentin Vuçiç dhe kryeparlamentaren Ana Brnabiç për të diskutuar mbi kërkesat e studentëve. Vuçiç pati kërkuar një rikonstruktim të menjëhershëm të qeverisë. Dhe kjo duket se nisi me Vuçeviç.

Mijëra studentë dhe qytetarë të tjerë kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për tragjedinë në qytetin e Novi Sadit, ku më 1 Nëntor të vitit të kaluar, 15 persona humbën jetën nga shembja e strehës në stacionin hekurudhor.

Kërkesat e studentëve për ndalimin e bllokadave përfshijnë publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit, për të përcaktuar përgjegjësinë për aksidentin e 1 Nëntorit 2024.

Kërkesat përfshijnë edhe lirimin e aktivistëve të arrestuar gjatë protestave, ndalimin e procedurave penale kundër tyre, si dhe rritjen e buxhetit për universitetet.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%