play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

I mbijetoi masakrës së Hamasit duke u fshehur nën trupin e një gruaje të pajetë, zbuloni kush do të përfaqësojë Izraelin në “Eurovizion “

today24/01/2025

Background
share close

Këngëtarja e njohur, Yuval Raphael, do të përfaqësojë Izraelin në “Eurovizionin” e këtij viti që do të mbahet në Zvicër më 17 maj.

Artistja 24-vjeçare, nuk është një emër i padëgjuar më parë për botën. Ajo është një nga të mbijetuarit e masakrës në festivalin muzikor Nova gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023.

Yuval Raphael fitoi konkursin Rising Star të Channel 12 dhe “biletën” për në Eurovision 2025. Fitorja e Yuval Raphael u “vulos” nga performancat e saj të Abba’s Dancing Queen dhe Sam Smith’s Writing’s On The Wall.

Kënga e njohur do të performojë në Zvicër do të zgjidhet nga një ekip njerëzish të muzikës dhe do të zbulohet në një emision special në muajin mars.

Në mars 2024, Raphael ishte pjesë e grupit që dëshmoi në gjykatën e OKB-së në Gjenevë për atë që ajo përjetoi më 7 tetor 2023.

Në atë kohë, këngëtarja e re ishte fshehur në një strehë jashtë së bashku me 50 të tjerë

Vetë ajo ka rrëfyer eksperiencën që ka pasur kur u detyrua të qëndrojë për 8 orë nën kufomën e një zonje tjetër duke thënë: “Nuk mund t’ju përshkruaj sa i rëndë bëhet një trup kur është i pajetë”.

Nga 50 personat që u fshehën me 24-vjeçaren, vetëm 12 i mbijetuan sulmit nga terroristët e Hamasit.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%