play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

INSTAT: Më shumë gra të përfshira në kërkim shkencor!

today06/12/2024

Background
share close

Një numër gjithnjë e më i lartë grash po përfshihen në kërkim shkencor dhe zhvillim. Në  një raport statistikor i publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), tregon se përgjatë vitit 2022, 3748 persona janë angazhuar në aktivitetin e kërkimit shkencor dhe zhvillimit në Shqipëri me kohë të plotë dhe të pjesshme.

Ky numër përcaktohet si numri i personave që punojnë për konceptimin dhe krijimin e dijeve, produkteve, proceseve, metodave dhe sistemeve të reja.

Në personelin e angazhuar në kërkim shkencor dhe zhvillim gjatë vitit 2022 sipas gjinisë, 54,4 % e zënë gratë, ndërkohë gjatë vitit 2021 përqindjen më të lartë e zënë burrat me 50,6 %.

Scientists and scientific research are held in high regard across the  globe, survey finds

Numri më i lartë i personelit të angazhuar në kërkim shkencor dhe zhvillim i përket institucioneve të arsimit të lartë, me 81,6 %.

Këtu personeli me nivel arsimor “Doktorant” zë peshën më të madhe me 51,2 % dhe krahasuar me vitin 2021 është rritur me 5,2 %.

Në periudhën kohore 2021-2022, pesha më e madhe e fondeve për kërkim shkencor dhe zhvillim, sipas strukturës së sektorëve të performancës, i është akorduar institucioneve të arsimit të lartë përkatësisht me 53,6 % gjatë vitit 2021 dhe 52,5 % gjatë vitit 2022

Written by: Elsa Ymeri

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%