play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Ekonomi

8.2 miliardë Euro, Malaj: Buxheti më i madh në histori

today18/11/2024

Background
share close

Ministri i Financave Petrit Malaj tha se ky është buxheti më i madh i planifikuar nga qeveria Rama në vlerën në total prej rreth 8.2 miliardë Eurosh, 2 herë më i lartë se ai i vitit 2013 kur socialistët u rikthyen ne pushtet.

Sipas Malajt në fund të vitit 2024 pritet që papunësia të shkojë në nivelin 10.2%, dhe për vitin 2025 parashikimet janë që norma e papunësisë të zbresë në 9.8%.

Paga mesatare në sektorin publik shkon në 900 Euro ndërkohë që për Malajn edhe sektori privat ka të gjitha hapësirat për të ndjekur një vizion të tillë. Qeveria parashikon një rritje ekonomike prej 3.9% sidomos e mbështetur në sektorin e turizmit.

Petrit Malaj, ministër i Financave: Sa i përket prespektivës ekonomike, në skenarin tonë për vitin 2025 parashikojmë një rritje ekonomike prej 3.9 %. Kjo rritje do të gjenerohet kryesisht nga kërkesa e brendshme nga konsumi privat, po ashtu edhe nga investimet totale në ekonomi.

“Investimet publike përgjatë 2025-2027 do të jenë rreth 6.2%, me një përqendrim te ato me rëndësi strategjike, të lidhura me Planin e Rritjes së BE-së.

Kryefinancieri Malaj tha se shpenzimet për subvencione janë parashikuar në masën 1.85 miliardë Lekë. Sipas tij, subvencionet shtetërore për vitin 2025 janë fokusuar te nxitja e punësimit.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *