Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Në 6-mujorin e parë të 2024 individët dhe bizneset kanë kryer rreth 22.5 milionë pagesa në rrugë bankare duke shënuar rritje me 20.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023.
Sipas shifrave zyrtare nga Banka e Shqipërisë, vlera totale e transaksioneve në periudhën Janar-Qershor të këtij viti shënoi një rritje me 7% krahasuar me 6-mujorin e parë të 2023.
Peshën kryesore në veprimet bankare të shqiptarëve vazhdojnë ta zënë pagesat me karta, me rreth 64% të totalit, ku kryesisht këto veprime dominohen nga tërheqjet e parasë cash nga bankomatet, por edhe pagesat me kartë në terminalet POS po rriten me ritme të shpejta në vitet e fundit.
Në periudhën Janar-Qershor u regjistruan gjithsej rreth 8.85 milionë pagesa me kartë në terminalet elektronike të shitjes, duke shënuar rritje me 36%.
Gjithashtu pjesë e rëndësishme brenda pagesave në rrugë bankare janë edhe transfertat e kreditimit të nisura nga klientët në distancë që njihet ndryshe si internet banking. Sipas Bankës së Shqipërisë veprimet në kanalet elektronike zënë rreth 59% të numrit total të këtyre transfertave.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)