play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Kuriozitete

Një vullkan me madhësinë e Everestit fshihet në Mars? CNN: Hulumtimet e reja bëjnë bujë tek shkencëtarët

today01/04/2024

Background
share close

Duke përdorur kamera stereo me rezolucion të lartë, orbiteri Mars Express i NASA-s kapi imazhe të rajonit Noctis Labyrinthus të Marsit, të cilat tregojnë se mund të jetë një vullkan.

CNN shkruan se shkencëtarët mund të kenë identifikuar një vullkan masiv, me formë të çuditshme, më të lartë se mali Everest në sipërfaqen e Marsit, i cili ka qenë i fshehur për dekada.

Identifikimi i mundshëm i një vullkani marsian të panjohur më parë ka bërë bujë tek shkencëtaret. Kryetari i Institutit Mars Dr. Pascal Lee, autori kryesor i një abstrakti rreth formimit, prezantoi  gjetjet në Konferencën e 55-të të Shkencës Hënore dhe Planetare në The Ëoodlands, Teksas.

Disa nga vullkanet më të mëdha në Mars shtrihen relativisht afër "vullkanit të Noctis" të propozuar. Treguar këtu: <strong>1)</strong> Olympus Mons, vullkani më i lartë i njohur në sistemin tonë diellor. <strong>2)</strong> Rrafshnalta Tharsis, e cila është shtëpia e tre vullkaneve masive. <strong>3)</strong> Noctis Labyrinthus <strong>4)</strong> Valles Marineris, një rajon fqinj i kanioneve

Hulumtimi ka nxitur emocione dhe ka tërhequr skeptikët:

Kryetari i Institutit Mars  tha se ai dhe Sourabh Shubham, një student i doktoraturës për gjeologji, kanë identifikuar një vullkan brenda rajonit Noctis Labyrinthus të Marsit. CNN shkruan se vullkani në “Labirintin e Natës” mund t’u ketë shpëtuar shkencëtarëve megjithë vëzhgimin satelitor prej vitesh, sepse ai nuk ngrihet mbi peizazhin e tij përreth.

Shkencëtari vijoi më tej duke shpresuar se zbulimi mund të ndihmojë në joshjen e misioneve të ardhshme eksploruese në zonë për të kërkuar akull uji apo edhe shenja jete.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *