Jennifer Lopez, ka bërë që e gjithë bota ta kthejë kokën nga ajo kur u shfaq në javën e modës në Paris, për të parë koleksionin e ri të gjigandit të veshjeve “Schiaparelli”.
Ajo tregoi se stilisti Chriss Appleton i preu flokët në formë të re.
Lopez kishe vendosur edhe një palë syze shumë te veçanta të krijuara me dorë nga artizanët e markës.
Këngëtarja kishte veshur një bluzë të bardhë me jakë të lartë që kishte një punim me vijëzime të lakuara përmbi, të cilën e kombinoi me një palë gete të poshtme shumë të ngushta të zeza e me një palë take po ashtu të zeza.
Kësaj dukje ajo i shtoi në mes një rrip të madh ngjyrë krem e detaje metalike në nuancë ari.
Mbi këtë veshje kishte veshur një xhaketë të bërë në tërësi nga 7 mijë petale origjinale të trëndafilave të bardhë, që u mbajtën të freskët në ujë me sheqer.
Xhaketën vetëm për të e kishte krijuar drejtori kreativ i “Schiaparellit”, Daniel Roseberry.
Post comments (0)