play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Kuriozitete

Gratë në BE ende paguhen 13% më pak se burrat

today15/11/2023

Background
share close

Gratë në Bashkimin Europian (BE) paguhen mesatarisht 13 përqind më pak se burrat të cilët bëjnë të njëjtën punë, tha Komisioni Evropian (KE) të martën.

Kjo po ndodh pse BE-ja e ka një ligj tashmë për pagë të barabartë.

“Pagë e barabartë për punën e njëjtë, apo për punë të vlerës së njëjtë, është njëra nga parimet thelbësore të BE-së. U vendos në Traktatin e Romës më 1957”, tha Komisioni në një komunikatë.

KE-ja shtoi se, megjithë përparimi në eliminimin e hendekut gjinor në paga ka ngecur dhe ka qenë i ngadaltë në vitet e fundit.

Për të ndihmuar në adresimin e këtij problemi, Komisioni Evropian ka themeluar një Direktivë për Transparencë në Pagesë, e cila hyri në fuqi në fillim të Qershorit.

Direktiva, një ligj i BE-së, vendos për kornizën se si të aplikohet ideja e “punës së vlerës së njëjtë” dhe kriteret krahasore të cilat përfshijnë aftësitë, përpjekjet, përgjegjësitë dhe kushtet e punës.

Direktiva ka për qëllim t’i ndihmojë punëtorët ta vërejnë diskriminimin në pagë dhe ta sfidojnë atë.

Por, kjo direktivë ende nuk është bërë ligj në 27 vendet e BE-së, të cilat i kanë tri vjet kohë për ta bërë këtë

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *