play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Kuriozitete

Alarmi i UNICEF, 739 milionë fëmijë jetojnë në zona pa ujë të mjaftueshëm

today13/11/2023

Background
share close

Një në tre fëmijë, ose më saktë 739 milionë të vegjël në mbarë botën, jetojnë në zona me mungesa të mëdha të ujit. Alarmi lëshohet në një raport të programit UNICEF të Kombeve të Bashkuara lidhur me efektet e ndryshimeve klimatike. Sasitë e pamjaftueshme të ujit të pijshëm dhe për shërbime higjienike mund ta përkeqësojnë edhe më tej këtë situatë.

Në raportin e publikuar përpara samitin për klimën COP28, rezulton se shumica dërrmuese e fëmijëve që vuajnë mungesën e sasive të nevojshme të ujit gjenden në zonat e Lindjes së Mesme, Afrikës së Veriut dhe Azisë Jugore. Nga analiza e UNICEF vërehet se gjatë vitit 2022, 436 milionë fëmijë janë përballur me nivele ekstreme të mungesës së ujit, gjë e cila ka vendosur në rrezik shëndetin, mirëqenien dhe jetën e tyre.

Madje konsiderohet si një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve mes fëmijëve nën 5 vjeç nga sëmundjen e parandalueshme. Sipas raportit të agjencisë së OKB-së, ndryshimet klimatike po përkeqësojnë raportin mes kërkesës dhe sasisë së disponueshme të ujit në zona të ndryshme të botës.

UNICEF rekomandon që në këto rrethana, të bëhen investime në infrastrukturën për sigurimin e ujit të pijshëm dhe për përdorim sanitar, në mënyrë që të mbrohen fëmijët nga impakti i ndryshimeve klimatike. Kërkohet dhe shtimi i fondeve për mbrojtjen e të vegjëlve, pasi aktualisht vetëm 2.4 për qind e financimeve për klimën shkojnë për projekte lidhur me fëmijët.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *