play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Është zyrtare, ja cila do të jetë tema e “Met Gala 2024”!

today10/11/2023

Background
share close

“Met Gala 2024” do të ketë temën “Bukuroshet e Fjetura: Rizgjimi i Modës”.

Kjo temë është bërë e ditur në mënyrë që të famshmit janë të ftuar të prezantohen në event.

Ai do të zhvillohet të hënën e parë të majit 2024 që i bie më 6 maj.

Aktiviteti vjetor i bamirësisë për Muzeun Metropolitan të Artit në New York i organizuar si çdo vit nga drejtoresha e Vogue, “Anna Wintour” këtë vit do të ketë temën “Bukuritë e Fjetura: Moda e Rizgjimit”.

“Ekspozita e re do të fokusohet në përdorimin e kërkimit, diskutimit dhe teknologjisë për të riprodhuar ndjenjën e ekspozitave kryesore të muzeut. Qëllimi është t’u japim një jetë të re këtyre objekteve historike, përmes rikrijimit dhe për të përcjellë erërat, tingujt, teksturat dhe lëvizjet e rrobave që nuk mund të ndërveprojnë më drejtpërdrejt me trupin. Met Gala do të eksplorojë konceptet e rilindjes dhe rinovimit, duke përdorur natyrën si një metaforë për ekzistencën e modës së kaluar”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se “Met Gala 2023” iu kushtua të ndjerit Karl Lagerfeld.

Ekspozita, e quajtur “Karl Lagerfeld: Një linjë e bukurisë”, ekspozoi karrierën e stilistit të shquar, e cila u shtri nga viti 1954 deri në vitin 2019 në shumë marka të modës së lartë, duke përfshirë Balmain, Chloé, Fendi, Chanel dhe linjën e tij Karl Lagerfeld.

 

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *