play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Ekonomi

Rriten pensionet nga 1 tetori, miratohet indeksimi në masën 8,6%

today21/09/2023

Background
share close

Mbi 767 pensionistë duke nisur nga data 1 tetor do të marrin më shumë të ardhura në pagesën mujore.

Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, i drejtuar nga Ministri i Financave, Ervin Mete, miratuan vendimin për indeksimin e pensioneve në masën 8,6%.

Këshilli miratoi vendimin për indeksimin e të gjitha kategorive të pensioneve, që mbulon Instituti i Sigurimeve Shoqërore, sipas legjislacionit në fuqi.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit të shportës së mallrave dhe shërbimeve për pensionistët, që llogaritet nga INSTAT, rezultoi në masën 8.6%.

Edhe pensioni social, që përfitohet nga personat rezidentë shqiptarë mbi moshën 70 vjeç, të cilët nuk kanë të ardhura, do të pësojë rritje në të njëjtën përqindje. Nga kjo masë do të përfitojnë 2.499 persona, në shkallë vendi.

Pensioni mesatar do të rritet në 18.794 lekë në muaj nga 17.306 lekë që është aktualisht.

Efektet financiare të politikës së indeksimit të pensioneve për tre muajt e mbetur të vitit 2023 llogariten në rreth 3,2 miliardë lekë, ndërsa ai mbartës për vitin 2024 do të jetë 12,1 miliardë lekë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *