Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Në Greqi shoqatat e tifozëve të futbollit do të mbyllen dhe vetëm një shoqatë zyrtare do të mbetet e hapur për çdo ekip dhe do të funksionojë në selinë e çdo klubi.
Deklaratën Kryeministri Kyriakos Mitsotakis e bëri pas takimit të gjerë në Pallatin Maximos me presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin, ministrat dhe pronarët e klubeve të futbollit Olympiakos, Panathinaikos, AEK dhe PAOK.
Më vonë në konferencën e shtypit, në krah të Kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin ju kërkoi shteteve evropiane që të ndihmojnë në eliminimin e huliganizmit, të cilin ai e konsideroi si “kancerin e futbollit”.
Apeli i numrit një të futbollit evropian nga Athina vjen vetëm disa ditë pas përleshjeve që shoqëruan ndeshjen e futbollit mes skuadrës së AEK-ut dhe Dinamos së Zagrebit. Në këto akte vandale u vra një tifoz grek i moshës 29-vjeçare.
Ceferin tha se huliganizmi ishte një problem mbarë evropian ndaj duhej bashkëpunim për të shmangur përsëritjen e incidenteve të tilla.
Më shumë se 100 persona, shumica prej të cilëve shtetas kroatë, janë akuzuar për krime dhe janë ndaluar nga autoritetet greke në pritje të gjyqit.
Paraburgimi i tyre ka sjellë tensione mes Greqisë dhe Kroacisë edhe në nivel politik.
Ministri i jashtëm grek Gerapetritis siguroi homologun e tij kroat se të drejtat e të arrestuarve do të respektohen plotësisht.
Kryeministri Mitsotakis deklaroi se Greqia po shqyrton masa strikte për t’i dhënë fund dhunës në aktivitetet sportive. Për rastin e fundit, Kryeministri tha se autorët do të gjenden dhe do të dënohen.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)