Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Pensionistët, personat me ndihmeë ekonomike si dhe invalidët do të përjashtohen nga taksa e pasurisë së paluajtshme. Lavdrim Sahitaj, kreu i drejtorisë së përgjithshme të taksës dhe pasurisë në Ministrinë Financave shpjegon draftin i cili tashmë është hedhur në konsultim dhe kush përfiton.
“Kemi përjashtuar pensionistët, invalidët, ata që marrin ndihmë ekonomike, kemi përjashtuar nga taksa disa hotele që kanë brand-e turistike”, tha ai.
Qytetarët dhe bizneset do të paguajnë taksën e pasurive të paluajtshme duke iu përafruar çmimit te tregut por taksa do të aplikohet sipas kategorive .Për banesat parashikohet që të aplikohet një taksë që varion nga 0.1% deri në 0.2% të vlerës.
“Për banesat është parashikuar, ende jemi në diskutim, por propozimi është që të jemi në masë 1.0-0.2 % dhe për parcelat që janë për funksion tregtar të jenë nga 0.15-0.3% dhe për parcelat që janë prona bujqësore të jenë në njësinë 0.1-0.3 %”, tha ai.
Taksa e pronës për apartamentin e dytë parashikohet të jetë deri në dyfish më e lartë, ndërsa për banesën e parë parashikohet një zbritje deri në 50% të vlerës së banesës, por në çdo rast, jo më shumë se pragu maksimal i zbritjes.
“Për banesën e parë të gjithë qytetarët do kenë një bonus zbritje deri në 50% të vlerës së taksueshme të vlerës së pasurisë. I kemi të ndarë kategoritë sipas rretheve”, theksoi Sahitaj.
Këto ndryshime parashikohen të hyjnë në fuqi në vitin 2026.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)