play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Teknologji

Shqetësuese! Inteligjenca artificiale “po ngjall” të vdekurit dhe të zhdukurit

today14/08/2023

Background
share close

Inteligjenca Artificiale: Agimi i një epoke të re që do të na “shkundë” - Top Channel

Inteligjenca artificiale supozohet që të jetë në të mirë të njerëzimit, por ka disa raste, që nuk është kështu. Së fundmi, IA po përdoret për t’u dhënë zë fëmijëve të vdekur ose të zhdukur. Dhe ky është një problem.

“Përshëndetje, emri im është James Bulger. Nëse nëna ime do të kishte kthyer djathtas, unë do të isha gjallë sot. Fatkeqësisht, ajo u kthye majtas”, këto janë fjalët e thëna nga një vogëlush 2-vjeçar i cili u rrëmbye në vitin 1993 në Angli ndërsa nëna e tij po paguante në arkën e supermarketit. Është gjetur kjo frazë pasi nëna e tij në një intervistë ka deklaruar se nëse do të kishte parë në të djathtë, do të kishte parë personat që ia rrëmbyen djalin, të cilin më vonë e torturuan dhe e vranë.

Pra IA merr foton e tij, e realizon si video duke thënë fjalë nga më të ndryshmet, e duke i bërë të zhdukurit ose viktima si të gjallë.

TikTok hoqi videon e vogëlushit James, duke thënë se “nuk kishte vend” për video të tilla në platformën e tyre dhe se ata do të vazhdojnë të heqin postime të ngjashme – por ajo është ende e disponueshme në YouTube. Nëna e tij tha për Daily Mirror se e gjitha kjo është “e neveritshme”.

“Nuk ka arsye për të përdorur fytyrën dhe lëvizjen e gojës së një fëmije që nuk është më këtu, të cilin na e kanë marrë me dhunë”, tha ajo.

IA e mbron këtë veprim, duke thënë se do të shërbejë për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për të parandaluar incidente të ngjashme në të ardhmen. Ekspertët, megjithatë, janë të shqetësuar për zhvillimin e kësaj tendence, pasi argumentojnë se përveçse mund të jetë fyese për kujtesën e viktimave, mund të shkaktojë përhapjen e informacionit të rremë për rastet.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *