play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Ekonomi

300 mjekë, policë dhe ushtarakë, brenda 2023 përfitojnë kredi për strehim me interes 0%, kriteret e pikëzimit

today02/08/2023

Background
share close

300 punonjës të administratës publike do të përfitojnë brenda 6 mujorit të dytë të vitit 2023 kredi të lehtësuara. Punonjësit  e  administratës  publike  përfitues do të përfitojnë kredi me interes 0%.

Këshilli Ministrave, nëpërmjet një vendimi që ka marrë të martën fuqi ligjore, pasi ka përcaktuar kuotën, ka bërë edhe ndarjen sipas kategorive që do të jenë përfituesit e parë.

Mjekët e sistemit shëndetësor publik, punonjësit e Policisë së Shtetit si dhe ushtarakët e Forcave të Armatosura hyn në grupin e 300 kuotave të para që përfitojnë kredi me kushte lehtësuese.

“Kuotat e përgjithshme të kredive të lehtësuara për administratën publike për vitin 2023 janë 300, të cilat ndahen, si më poshtë vijon: a) 100 për mjekët e sistemit shëndetësor publik; b) 100 për punonjësit e Policisë së Shtetit; c) 100 për ushtarakët e Forcave të Armatosura. Në lidhje me punonjësit e policisë së Shtetit përfituesit janë familjet  e reja,  të  krijuara  si  rezultat  i  martesës  së lidhur   përpara   nëpunësit   të   gjendjes   civile,   që përzgjidhen  në  bazë  të  sistemit  të  pikëzimit.”- thuhet në vendin që publikohet nga rtsh.al.

Ndërsa për 100 mjekët e sistemit shëndetësorë, përfituesit përzgjidhen në bazë të sistemit të pikëzimit.

Në rast se do të rezultojnë më shumë kandidatë me pikë të barabarta sesa kuotat e përcaktuara, përzgjedhja e tyre do të realizohet sipas  sistemit  të  pikëzimit,  të  përcaktuar  nga  vetë institucioni përfitues.

KUSHTET FAMILJARE/SOCIALE/PUNËSIMI

Të kenë pagën më të ulët sipas përcaktimit të vendimit të Këshillit të Ministrave.

Punonjësit, të cilët, në momentin e aplikimit, kanë jo më pak se dy vite të punësuar në administratën publike.

KRITERET E PIKËZIMIT/ KUSHTET E STREHIMIT

Nuk disponojnë banesë në pronësi.

Banojnë në banesa në rrezik shembjeje, kanë ngelur ose rrezikojnë të mbeten të pastrehë, si rezultat i fatkeqësive natyrore.

Banojnë në banesa të mbipopulluara, sipas përcaktimeve dhe normave në fuqi.

Familjet që humbasin banesën e tyre, si pasojë e zhvendosjes ose zbatimit të një vendimi gjyqësor.

Banojnë në banesa që prishen ose përjashtohen nga procesi i legalizimit, si rezultat i investimeve publike.

Vetëdeklarim  që  është  i  angazhuar  në  institucionin  shëndetësor  publik,  në  një  ose  më shumë kategoritë e mëposhtme:

Mjek i punësuar në sistemin shëndetësor publik, që ka nënshkruar marrëveshjen me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Universitetin e Mjekësisë së Tiranës dhe ushtron profesionin pas përfundimit të ciklit të dytë të  studimeve për “Mjekësi të Përgjithshme” në sistemin shëndetësor publik me kontratë pune sipas legjislacionit në fuqi.

Mjek i punësuar në sistemin  shëndetësor  publik, që ka  nënshkruar marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë  dhe  Mbrojtjes  Sociale  për  ushtrimin  e  profesionit  pas  përfundimit  të  ciklit të specializimit në shërbimin spitalor me kontratë pune sipas legjislacionit në fuqi.

Mjek me kontratë pune sipas legjislacionit në fuqi në sistemin shëndetësor publik, që punon mbi 80 km larg vendbanimit ose në zona rurale apo qendra sekondare apo terciare.

Mjek i punësuar në institucionet shëndetësore publike me kontratë pune me afat të pacaktuar.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *