Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Bashkimi Evropian ka ndërprerë përkohësisht fondet për Shqipërinë në fushën e bujqësisë.
Delegacionit te Bashkimit Evropian në Tiranë njoftoi se Komisioni Evropian ka marrë masa paraprake bazuar në informacionin fillestar të dhënë nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit [OLAF], pas një hetimi mbi akuzat për korrupsion në lidhje me zbatimin e programit IPARD II.
Si masë parandaluese për mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Europian, Komisioni Europian ka ndërprerë përkohësisht rimbursimet ndaj autoriteteve shqiptare për shpenzimet e kryera në kuadër të programit IPARD II.
Hetimi europian vazhdon dhe nën kontroll janë fondet e dhëna në vitet 2014-2020 në Shqipëri. Ky vendim mund të ndryshojë vetëm në përfundim të hetimit të Bashkimit Evropian.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)