Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për përplasjet dhe debatet e sotme në Kuvendin e Kosovës. Kreu i qeverisë shkruan përmes një postimi në Twitter, se ajo që ndodhi ditën e sotme në Kuvendin e Kosovës ishte e turpshme dhe se opozita duhet të distancohet nga akte të tilla të shëmtuara.
LEXO EDHE: Rama solidarizohet me Kurtin: Uroj që opozita të distancohet nga dhuna e turpshme
“Më “mbytën” miq nga Kosova pse e paskam mbrojt Albinin, se shishen e parë e paska gjujt Bislimi dhe paska qenë VV që e paska hap kapitullin e dhunës në Kuvendin e Kosovës kur ishte në opozitë! Nuk më duhet kush e ka gjujt shishen e parë, mbase keni të drejtë ju, mbase jo, por nëse demokracia parlamentare katandiset në kush gjujti i pari atëherë kemi një problem edhe me kuptimin e demokracisë, edhe me kuptimin e këtij momenti kyç për Kosovën, e cila nuk ia ka borxh askujt besoj shfaqjen skandaloze të ditës së sotme. Dhe si dikush që e di mirë se sa poshtë ka rënë Kosova në sytë e krejt botës demokratike për shkak të qasjes së gabuar të qeverisë së saj, unë vazhdoj mendoj se çka ndodhi sot është e turpshme dhe jam i bindur se justifikimi i asaj shëmtie nuk e ndihmon, po e dëmton ende më shumë reputacionin e Kosovës, prandaj thashë dhe e them prapë se uroj që opozita të distancohet nga një shëmti e tillë!”, shkruan Rama.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)