Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today27/06/2023
“Meta”, kompania që zoteron Instagram dhe Facebook, ka prezantuar dy opsione për t’i paralajmëruar të rinjtë që të menaxhojnë kohën e tyre nëpër aplikacione.
“Këto përditësime janë menduar te ndihmojnë të rinjte të ndihen më në kontroll të përjetimeve të tyre online dhe prindërve t’i përkrahin adoleshentët e tyre”, ka thënë Meta.
Veçoria e parë është njoftimi i adoleshentëve se kanë kaluar “kohë të gjatë në Facebook”.“
Adoleshentët do të njoftohen kur te kalojnë 20 minuta në Facebook, duke iu rekomanduar të largohen nga aplikacioni e të caktojnë kufizime ditore të kalimit të kohës në to”, ka shpjeguar kompania.
Ndërsa në Instagram, atyre “do t’u dridhet ekrani” nëse aplikacioni vëren se po rrini shumë gjatë natës.
Veçoria vjen pak kohë pas prezantimit të “Quiet Mode” në Instagram – veçori që inkurajon përdoruesit të caktojnë kufizime me miqtë dhe ndjekësit e tyre.
Ky modalitet hesht njoftimet dhe dërgon auto-përgjigje në mesazhe.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)