Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Mijëra besimtarë janë duke vizituar trupin e pajetë të një murgeshe në Missouri të Shteteve të Bashkuara, e cila ndonëse ka vdekur 4 vite më parë, në momentin që u zhvarros, në trupin e saj nuk kishte asnjë shenjë dekompozimi.
Pelegrinë katolikë i janë drejtuar qytetit të Gower për të parë trupin e motrës Wilhelmina Lancaster, e cila u nda nga jeta në maj të 2019, në moshën 95 vjeçare. Për shumë njerëz trupi i paprekur është një shenjë e Zotit dhe për këtë arsye murgesha duhet të shenjtërohet.
Abacia, e cila nuk kishte më shumë se 20 vizitorë në ditë, tashmë sheh mijëra çdo ditë që mbajnë radhën për të qenë dëshmitarë të kësaj ‘mrekullie”.
Turmat janë bërë aq të mëdha sa është vendosur një patrullë policie për të vendosur rregull si në parkimin e mjeteve apo dhe në ruajtjen e sigurisë.
Trupi i Lancaster tashmë do të vuloset në një arkivol xhami dhe do të vendoset pranë altarit të abacisë për të mirëpritur numrin e besimtarëve në rritje.
Fytyra dhe duart e murgeshës u mbuluan me dyllë pasi ajo u gjet e paprekur. Një tabelë pranë trupit, e cila është e rrethuar me lule, thotë: ‘Ju lutemi kini kujdes kur prekni trupin e motrës, veçanërisht këmbët e saj’.
Zyrtarët e kishës thanë se po hetojnë rastin e Lancasterit, pasi mos dëmtimi i trupit mund të jetë një shenjë e shenjtërimit, megjithëse nuk është përfundimtare.
Kisha nuk e ka deklaruar rastin si të mrekulli, por peshkopi po punon për të krijuar një proces të plotë për të kuptuar natyrën e gjendjes së eshtrave të motrës Wilhelmina.
Trupi i Lancasterit ishte varrosur jashtë Manastirit të Benediktinëve të Marisë, Mbretëreshës së Apostujve, dhe u hoq prej aty për t’u vendosur në një varr më të mirë brenda kapelës.
Në kohën e vdekjes në 2019, trupi i murgeshës nuk u balsamos para varrosjes dhe arkivoli ishte prej druri të thjeshtë, pa një shtresë të jashtme. Punëtorët prisnin të zbulonin me kocka, por gjetën një kufomë krejtësisht të paprekur.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)