Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Çmimet e naftës ranë këtë të martë pasi investitorët shqetësohen për mungesën e progresit në negociatat midis demokratëve dhe republikanëve në Uashington për të rritur tavanin e borxhit.
Në bursën e Teksasit një fuçi nafte e papërpunuar tregtohet në kuotën e rreth 76 dollarëve për fuçi.
Presidenti Joe Biden dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve McCarthy arritën një marrëveshje paraprake mbi borxhin gjatë fundjavës, por ajo duhet të marrë miratimin e Kongresit i cili deri më tani mbetet i përçarë.
Marrëveshja duhet arritur përpara 5 Qershorit, ditë kur Departamenti i Thesarit thotë se vendi nuk do të jetë në gjendje të përmbushë detyrimet e tij financiare, gjë që mund të shkaktojë tërmet në tregjet financiare.
“Deklaratat kontradiktore nga republikanët dhe ligjvënësit po dekurajojnë investitorët ,” thotë Priyanka Sachdeva, një analiste e tregut.
Çmimet e naftës pritet të ndikohen edhe nga rezultatet e takimit të të vendeve të OPEC dhe aleatëve përfshirë Rusinë. Në prill, Arabia Saudite dhe vendet anëtare të OPEC njoftuan shkurtime të mëtejshme të prodhimit të naftës prej rreth 1.2 milion fuçi në ditë.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)