Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it në Kosovë, SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Gjermanisë dhe Francës, kërkuan nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që të ndërmarrë hapa që do të çonin në shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.
Ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier, i cili mori pjesë në takim, tha se “ka një marrëveshje se shtensionimi i situatës duhet të ndodhë, por nuk e di se si do të ndodhë”
“Ne besojmë se nuk është e nevojshme që kryetarët e zgjedhur të komunave në veri të punojnë çdo ditë në ndërtesat komunale. Për një afat të shkurtër, ne rekomandojmë që kjo të mos bëhet”, tha Hovenier.
Një qasje e tillë, shtoi Hovenier, do të duhej të aplikohej edhe për punën e tyre. Ai nuk pranoi të thotë nëse Kurti e ka pranuar këtë rekomandim ose jo.
“Jemi të shqetësuar për zhvillimet e vazhdueshme atje dhe i kërkuam kryeministrit të ndërmarrë disa hapa për të siguruar që të arrihet de-përshkallëzimi”, tha ai.
Pak më vonë, ambasadori amerikan shkroi në një mesazh në Twitter se “SHBA-të dënojnë fuqishëm veprimet e dhunshme të protestuesve sot në Zveçan, përfshirë përdorimin e eksplozivëve, kundër pjesëtarëve të KFOR-it”.
“Ne përsërisim thirrjen tonë për një ndalim të menjëhershëm të dhunës ose veprimeve që ndezin tensionet ose nxisin konfliktin”, tha Hovenier.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)