Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today23/05/2023
Komisioni i Ekonomisë ka miratuar projektligjin e qeverisë për rritjen e pagave të të gjithë administratës shtetërore, me përjashtim të rrogave të ministrave e deputetëve.
Projektligji u prezantua në komision nga ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, e cila mbajti të njëjtin qëndrim për të mos prekur pagat e deputetëve e ministrave në këtë fazë, por pasi të ketë përfunduar e gjithë reforma vitin e ardhshëm kur është dhe faza e dytë.
Por deputetët e opozitës e konsideruan absurd faktin që këshilltarët dhe drejtorët në Ministri të kenë rrogë më të lartë se vetë titullari i institucionit, që është ministri.
Por deputetët e Komisionit të Ekonomisë propozuan rritjen e pagës së deputetëve e ministrave me koeficientin 0.73.
Ky propozim së bashku dhe me paketën e Ministrisë së Financave për rritjen e pagave të të gjithë administratës, u votuan nga deputetët e shumicës dhe opozitës.
Drafti pritet të kalojë të enjten në Parlament.
KOEFICIENTËT E PAGAVE
Presidenti 0.925
Kryetari i Kuvendit 0.925
Kryeministri 0.925
Zv/kryeministri 0,775
Ministri 0.75
Deputeti 0,73
Anëtarët e Komisionit të Konkurencës 0,5
Anëtarët e Bordit 0.45
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)