play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sociale

Veliaj prezanton projektin e ri të “Sarajeve”

today05/05/2023

Background
share close

Erion Veliaj per muzeun etnografik frame 327 1280x720

Erion Velija ka prezantuar projektin për muzeun e ri etnografik të Tiranës. Ai do të konceptohet brenda godinës së “Sarajeve” tashmë pronë e bashkisë.

Objekti do të ketë jo vetëm funksionin e muzeut, por edhe për veprimtari të ndryshme si dhe ambiente për çlodhje me kuzhinë tipike të Tiranës.

“Faktet janë të gjitha kokëfortë që një ndërtesë e tillë përfaqëson identitetin e Tiranës, meritonte të shpronësohej dhe të kalonte në pronësi të Tiranës. Ne kemi një propozim nga Hernandez, me një CV të pasur të kontributeve të tyre në Muzeun Marubi.

Ne kemi blerë dy apartamente, Muzeun Kadare dhe Muzeun Agolli dhe një ruajtje të Tiranës së vjetër. Sigurisht dhe një Tiranë të re, e cila do të duhet të zhvendoset te Bulevardi i ri, do të duhet të ketë një muze të artit modern, do të duhet të ketë një tjetër pallat të kongreseve, të koncerteve sepse po rritet jashtëzakonisht. Do të duhet të ketë hotele me 5 yjeve, por do të duhet të lihen edhe disa para menjanë për shtëpinë e Dritëroit, të Ismailit dhe Sarajet”, tha Veliaj.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%