play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetësi

Kanceri mund të identifikohet nga inteligjenca artificiale

today01/05/2023

Background
share close

Inteligjenca artificiale mund të identifikojë kancerin – Abc News

Mjekët, shkencëtarët dhe studiuesit kanë ndërtuar një model të inteligjencës artificiale që mund të identifikojë kancerin, gjë që mund të përshpejtojë diagnostikimin e hershëm të sëmundjes dhe nisjen e trajtimeve.

Mjeti i inteligjencës artificiale, i krijuar nga ekspertë në fondacionin Royal Marsden NHS, Instituti i Kërkimit të Kancerit, Londër dhe Imperial College në Londër, mund të identifikojë nëse rritjet anormale të qelizave të zbuluara në skanimet CT janë kanceroze.

Sipas studimit, algoritmi funksionon në mënyrë më efikase dhe efektive sesa metodat aktuale. Gjetjet janë publikuar në revistën eBioMedicine të Lancet.

“Në të ardhmen, ne shpresojmë se do të përmirësojë zbulimin e hershëm dhe potencialisht do ta bëjë trajtimin e kancerit më të suksesshëm duke vënë në pah pacientët me rrezik të lartë,” tha Dr. Benjamin Hunter, një hulumtues klinik në Imperial College.

Mjeti i ri mund të ndihmojë gjithashtu mjekët të marrin vendime më të shpejta për pacientët me rritje jonormale të qelizave, të cilët aktualisht konsiderohen me rrezik të mesëm.

Inteligjenca artificiale është një nga temat më të diskutuara të momentit dhe së fundmi, në fokus është lidhja e saj me shëndetin. Në fillim të prillit, u raportua se ChatGPT ka potencial të madh për të përmirësuar parandalimin e kancerit.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *