Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT

Kryeministri Edi Rama vizitoi ditën e sotme Tirana Industrial Park, i pari i këtij lloji në Shqipëri, i cili ndërthur konceptin e parkut logjistik me administrimin e biznesit, duke formuar një Park Industrial.

Në Parkun e ri Industrial kompanitë shqiptare kanë ambiente ekspozuese për produktet e tyre, por dhe ambiente magazinimi.

Kryeministri Rama e vuri theksin tek rëndësia e rritjes së pagave të punonjësve.

“Nëse do të mbijetosh sot në biznes, nuk ka cilësor e jo cilësor, po nuk i dhe pagën që të jetë pagë dinjitoze, kuptohet e arsyeshme në standardet e ekonomisë sonë, por dinjitoze, nuk do mbijetojë dot. Nuk ka mbijetuar asnjë. Paga është shumë e rëndësishme, ne e kemi shumë merak në këtë fazë, sepse është bërë shumë kritike puna dhe ju e dini shumë mirë që po luftojnë të gjithë për krah pune”, – theksoi Kryeministri.
Tirana Industrial Park i jep përparësi aktivitetit tregtar, duke ulur kostot dhe procedurat administrative, si dhe bashkon shitjen me shumicë dhe pakicë.

Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)