Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Që kur publikoi këngën e saj të parë në vitin 2015, karriera e Dua Lipës nuk ka qenë në ngritje të vazhdueshme.
Këngëtarja ka grumbulluar tashmë një listë të gjatë hitesh dhe disa çmime dhe nderime të profilit të lartë, duke përfshirë tre çmime “Grammy”, gjashtë “Brit Awards”, dy “Billboard Music Awards”.
Dua ka thyer edhe dy rekorde Guinness (në vitin 2020, ajo shënoi rekordin për numrin më të madh të biletave të shitura për një koncert të mbajtur virtualisht nga një artiste solo femër dhe në vitin 2021 si artistja femër me më shumë dëgjues mujorë).
Pasuria neto e Dua Lipës është 35 milionë $.
Përveç parave që Dua Lipa ka fituar drejtpërdrejt nga muzika dhe turnetë e saj, ajo ka marrëveshje fitimprurëse edhe duke punuar si ambasadore e markave për disa markave të profilit të lartë, duke përfshirë “Yves Saint Laurent”, ujin “Evian” dhe markën e veshjeve “Puma”.
Dua Lipa ka qenë e suksesshme në të gjithë botën, por turneu i saj “Future Nostalgia” i çoi gjërat në një nivel tjetër.
Turneu fitoi më shumë se 40 milionë $ vetëm në ShBA dhe Kanada.
Sipas Billboard, 394,000 bileta u shitën për pjesën e parë të turneut, që ishte një rritje prej 346% në shitjet e biletave në krahasim me turneun e Dua Lipës për albumin e saj të parë.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)