Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today07/04/2023
Drama historike “”Jeanne du Barry “, me personazh kryesor Johnny Depp në rolin e mbretit Louis XV , do të hapë Festivalin e 76-të të Filmit në Kanë.
Drama historike e regjisores franceze Maiwenn “Jeanne du Barry”, është planifikuar për një premierë botërore në natën e hapjes së edicionit të 76-të të Festivalit të Filmit në Kanë, ka konfirmuar “Variety”.
Filmi shënon rikthimin e Depp-it në aktrim pas një pauze tre-vjeçare pas betejës së tij të gjatë ligjore me ish-bashkëshorten Amber Heard , që kulmoi me një gjyq për shpifje të fituar nga Depp në dhjetor.
Filmi i gjashtë i Maiwenn, filmi i periudhës rrefen marrëdhënien e trazuar të mbretit francez dhe të dashurës së tij, Jeanne du Barry (luajtur nga Maiwenn), të cilën ai e solli në Pallatin e Versajës për të jetuar pranë tij edhe pse ajo nuk ishte fisnike.
“Jeanne du Barry” do të shfaqet premierë më 16 maj në Kanë dhe, duke iu përmbajtur traditës, do të shfaqet në të njëjtën ditë në kinemate franceze.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)