Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Një student japonez ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare me veshjen e tij në ceremoninë e diplomimit.
Studenti kishte stiluar modelin e flokëve dhe mjekrës si presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Gjithashtu ai mbante veshur rroba të ngjashme me Zelenskyn.
Shumica e ceremonive japoneze të diplomimit i shohin të diplomuarit me kostume ose veshje zyrtare.
Por Universiteti i Kiotos ka traditën e vet të studentëve, të cilët zgjedhin veshje të veçanta në ditën e tyre të madhe.
“Unë jam presidenti Zelenskyy,” tha studenti për rrjetin televiziv lokal Yomiuri.
Ai tha se iu deshën tre muaj për të rritur mjekrën e tij për tu dukur si presidenti ukrainas.
Studenti mbante në dorë një tabelë me mesazhe mbështetëse për Ukrainën, ku shkruhej dhe një fragment nga fjalimi i Zelenskyy në Kongresin e SHBA-ve, në dhjetor të vitit të kaluar.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)