play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Mjeku më i suksesshëm dhe më i “paaftë” në histori

today14/03/2023

Background
share close
Në kohët e vjetra, kur anestezia nuk ishte në dispozicion, operacionet ishin më të vështira se tani, si për mjekët ashtu edhe për pacientët. Për një operacion me pa dhimbje, mjekët duhej të ishin shumë të shpejtë. Dr. Robert Liston ishte mjeku më i shpejtë në histori që arriti ta realizonte këtë gjë, por që fatkeqësisht nuk mundi të shmangte gabimet e mëdha.

Kirurgjia sot është e paimagjinueshme pa anestezi, por nuk ishte kështu dikur. Duke qenë se në atë kohë nuk kishte anestezi, pacientët nuk anestezoheshin gjatë operacionit. Natyrisht, kirurgët duhej të ishin krijues për të minimizuar dhimbjen e pacientit dhe për të shpëtuar jetë.

Gjatë këtyre periudhave, shumë operacione kryheshin shpejt, sepse sa më pak të zgjaste një operacion, aq më pak kishte gjasa që pacienti të rrjedh gjak dhe të ndjente dhimbje. Megjithatë, ndonjëherë të qenit i shpejtë mund të pengojë operacionin e duhur. Një nga kirurgët më të famshëm për shpejtësinë e tij është Dr. Robert Liston.

Ai lindi në Ecclesmachan, Skoci në 1794. Studioi mjekësi në Universitetin e Edinburgut dhe shpejt u interesua për anatominë, duke fituar një reputacion si kirurg i aftë.

I njohur si “tehu më i shpejtë në West End”, Robert Liston ishte veçanërisht i aftë në amputimet e shpejta. Aty ku shumica e kirurgëve në atë kohë humbën një në katër pacientë për shkak të shpejtësisë dhe aftësisë së tyre, Liston humbi vetëm një në dhjetë. Por gjërat u komplikuan në një pikë të caktuar.

Linston po përpiqej të amputonte këmbën e një pacienti gjatë një operacioni, duke u përpjekur të mbante dorën e tij të shpejtë. Ai ishte aq i përqendruar sa ia preu gishtat së bashku me këmbën. Kur ai e lëvizi tehun përsëri, një person që shikonte operacionin vdiq nga frika se tehu do t’i vinte dhe atij pas asaj që pa.

Pacienti dhe asistenti i Liston vdiqën pasi plagët e tyre u infektuan. Tre vdekjet e bënë operacionin e Listonit të vetmin operacion të regjistruar me një shkallë vdekshmërie prej 300 për qind.

Mjeku ra viktimë e shpejtësisë së tij në një tjetër operacion. Mjeku, i cili theu rekordin e tij personal duke kryer operacionin për 2.5 minuta, duhet të ketë qenë paksa tepër i emocionuar pasi i ka prerë pacientit edhe testikujt.

Një herë ai mendoi se gunga në qafën e një djali të ri ishte mish dhe u përpoq ta hiqte, por më vonë u zbulua se djali kishte një aneurizëm në arterien karotide dhe djali vdiq për shkak të ndërhyrjes së gabuar.

Por, pavarësisht rënieve të tij, Robert Liston mbeti një kirurg i shquar, sidomos për kohën kur ka jetuar.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *