play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Technology

Ja pse nuk duhet të karikoni celularin në makinë

today09/03/2023

Background
share close

Cheap >iphone x wireless car charger big sale - OFF 78%

Me siguri shumica e njerëzve u është dashur të karikojnë celularin e tyre në makinë. Sidomos nëse do të shkoni në një udhëtim të gjatë, mund të mos filloni as me një bateri të plotë, duke menduar se e keni zgjidhjen e lehtë për ta karikuar atë rrugës. Edhe kur jeni duke lëvizur nëpër qytet, nëse jeni gjatë gjithë ditës në rrugë me telefonin në dorë, shpesh mund të ndodhë që bateria të mbarojë.

Megjithatë, ekspertët thonë se karikimi i telefonit gjatë vozitjes është në fakt një nga gabimet më të këqija që mund të bëni. Per cfare arsye? Portat USB të makinës zakonisht ofrojnë tension të ulët, më pak se sa mund të karikojë një telefon. Kështu, celulari merr më pak rrymë sesa duhet për të punuar. Përveç kësaj, kur vendosni të karikoni celularin në një portë USB me fuqi të ulët, telefoni “thith” energji me një ritëm shumë më të shpejtë se sa mbështet porti. Përveç kësaj, për shkak të tensionit të ulët sistemi i karikimit konsumohet. Ju mund të keni vënë re se telefoni ngrin gjatë një karikimi ose nuk karikohet fare. Ky mund të jetë shkaku.

Një arsye tjetër për të cilën nuk duhet të karikoni celularin në makinë është se në varësi të llojit të telefonit që keni dhe llojit të baterisë që ka, ekziston mundësia që të zbrazni baterinë e makinës duke karikuar telefonin në makinë. Kur përdorni portën USB të makinës për të karikuar telefonin, në thelb po përdorni baterinë e makinës. Ky zakonisht nuk është problem nëse bateria e makinës është e re dhe e “shëndetshme”. Por nëse janë më të vjetër, ndoshta duhet të mendoni përsëri…

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%