play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

High Tech Time

iPhoni i gjeneratës së parë shitet në ankand 63,000 dollarë

today22/02/2023

Background
share close

Një iPhone i vitit 2007, i gjeneratës së parë, u shit për më shumë se 63 000 dollarë në një ankand online, mbi 100 herë më shumë se kostoja e tij fillestare. E quajtur një pajisje e “edicionit të parë” nga ankandi LCG Auctions, kutia nuk ishte hapur kurrë.Në vitin 2007, iPhone kushtonte 599 dollarë. Telefoni kishte ekran 3.5 inç, kamera 2 megapiksel, memorie 4 GB dhe 8 GB, internet dhe iTunes. Nuk kishte App Store, funksiononte në një rrjet 2G dhe përdorej ekskluzivisht me operatorin telefonik AT&T. Oferta për këtë telefon nisi në internet, në fillim të këtij muaji, me 2500 dollarë.

Në total, pati 27 oferta për të. Mark Montero, themeluesi i LCG Auctions, tha se 10 blerës konkurruan për iPhone dhe fituesi ishte një individ nga SHBA. Artistes së tatuazheve kozmetike Karen Green, iu dhurua versioni 8 GB dhe nuk e hapi kurrë kutinë, sipas paraqitjes së saj në programin televiziv “The Doctor & The Diva”, në vitin 2019. Një vlerësuese në shfaqje, e vlerësoi telefonin në 5000 dollarë në atë kohë.

Një tjetër iPhone i gjeneratës së parë, u shit për mbi 39,000 dollarë në një ankand nga LCG Auctions në tetor. Duke folur në ekspozitën vjetore të Apple Macëorld në 2007, shefi i atëhershëm i Apple, Steve Jobs e nisi fjalimin e tij me: “Sot, ne do të bëjmë historinë”.

Jobs e quajti smartphone-n e ri, një “telefon celular revolucionar” që do të ketë një iPod, telefon dhe atë që ai e quajti një “komunikues interneti”.  “Është një revolucion i vërtetë që një telefon të ketë një motor kërkimi të mirëfilltë”, shtoi ai.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *